Kampioni në fuqi i Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll ka shënuar fitore në derbin e javës së dytë. Prishtina të hënën e ka mundur në kryeqytet Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 2-0.
Golat për ‘bardhekaltrit’ i kanë shënuar sulmuesi Florim Bërbatovci dhe mesfushori Behar Maliqi.
Pas dy xhirove, Prishtina ka po aq fitore, pasi që në javën e parë kryeqytetasit mposhtën 2-1 Trepçën.