Ne fokus/ Prishtina do te shpërngulet ne Shqipëri për tu regjistruar si klub i ri ne FSHF !?
nga AlbaniaSoccer   E premte, 20 Janar 2012 19:40   Shtyp

prishtina_fiton_superkupa_2009_Pas vendimit te FIFA-s, qe ndalonte skuadrat kosovare te luajnë ne superligen shqiptare klubi Prishtina kërkon rruge te reja për te qene pjese e federatës shqiptare te futbollit. Ne një interviste dhënë për gazetën “Express”, nënkryetari Afrim Muçiqi ka deklaruar se :

“Prishtina nuk e përjashton opsionin qe te shpërngulet ne Shqipëri për tu regjistruar si klub i ri ne FSHF për ti nisur garat ne rangjet me te ulëta. Ne nuk jemi dorëzuar, do te kërkojmë mënyrën e rregullt juridike qe nëpërmjet Shqipërisë te përfaqësojmë futbollin e Kosovës ne arenën ndërkombëtare, sepse ky izolim nuk po thyhet. Një dite me pare, FIFA i rikujtoi federatës shqiptare nenin 79-te statutit te saj ku saktësohet se anëtarët e FIFA nuk duhet te luajnë ndeshje apo te kenë kontakte sportive me lojtare apo klube qe nuk janë anëtarë te organizatës ndërkombëtare te futbollit. Por interesant është fakti se për federatën serbe te futbollit ky nen nuk ka te njëjtën vlere. Aktualisht dy skuadra te komunitetit serb ne Kosovë Mokra Gora e Zubin Potokut dhe Trepça Kosovska Mitrovica marrin pjese ne kategorinë e katërt te futbollit ne serbi zona e Moravës. Ajo qe te çudit me shume është fakti se ne sqarimin se kush merr pjese ne ligen e Moravës, federata serbe ka shpjeguar se aty hyjnë 16-ekipe nga distriktet e Shumadijes, Rashkes, Moravës dhe Mitrovicës. Kjo e fundit ndodhet brenda territorit te shtetit te Kosovës dhe ne te bëjnë pjese Bashkia e Mitrovicës, Leposaviqit, Skenderajt, Vushtrrisë, Zubin Potokut dhe Zveçanit”.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide