Genc Hoxha: I dua tri pikë ndaj Trepçës | ||
|
Veton Zymberi
Trajneri i KF Besës, Genc Hoxha, të enjten i është kundërpërgjigjur trajnerit të ri të skuadrës së Trepçës, Hysni Maxhunit, duke thënë se skuadra nga Mitrovica do të rikthehet duarthatë nga Peja, pavarësisht se në formacionin e saj ka shumë futbollistë cilësorë. “Skuadra e Trepçës padyshim është me emra më të mëdhenj në futbollin tonë. Ky superderb do të jetë shumë interesant. Besoj se do të jetë një spektakël i vërtetë, pasi pritet të ketë numër të madh të shikuesve. Këtij takimi i hyjmë për fitore. Përparësia e terrenit do të jetë një plus i madh për skuadrën tonëâ€, ka thënë Genc Hoxha, i cili me skuadrën e tij është mposhtur në fundjavën që lamë pas nga skuadra e Gjilanit me rezultat 2:0.
Besa gjithmonë favorite
Strategu gjakovar, që mbi supe bart shumë suksese me skuadrën pejane, nuk ka hezituar ta konfirmojë kandidaturën e skuadrës së tij në luftë për titullin e kampionit. Ndërsa skuadër favorite, sipas Hoxhës, është edhe skuadra e Trepçës. “Jemi në luftë për titull të kampionit, pasi jemi më të mirë se vitin e kaluar, por nuk duhet të harrojmë se edhe skuadrat kundërshtare janë të mira. Si kundërshtare më të fortë e shoh skuadrën e Trepçës, e cila është forcuar mjaft në afatin kalimtarâ€, ka shtuar Hoxha. Mbrojtësi Labinot Efendija, mesfushori Mensur Duraku dhe sulmuesi Krenar Vokshi janë tri përforcimet që kanë “aterruar†në stadiumin “Shahinhaxhiislami†në afatin kalimtar të verës. |