Futboll / Prishtina - Kosova (V) 1:0 (0:0) | ||
|
Shënues: Saud Saliagiq (70) Prishtinë, 28 prill - Një gol i sulmuesit të Prishtinës, Suad Saliagiq, ia ka dhuruar trepikëshin skuadrës së tij në përballje me Kosovën e Vushtrrisë. Prishtina dhe Kosova e Vushtrrisë, janë ballafaquar të mërkurën në kuadër të Javës së 27-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Vushtrriasit pas kësaj humbje tashmë rrezikojnë edhe më shumë gjasat për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit tonë. Futbollistët e Prishtinës, përballe skuadrës nga Vushtrria, kanë shfaqur lojë më të mirë se skuadra kundërshtare dhe se, shumicën e kohës vendësit kishin iniciative në terren, duke rrezikuar më shpesh portën mysafire. Kryeqytetasit në pjesën e parë të lojës kanë mundur të shënojnë nëpërmjet Kozhanit (17), por goditja e tij shkoi prane portës. Ndërkaq Zejnullahut (21), ia doli të shënoi gol, por sipas gjyqtarit anësor goli i Zejnullahut ishte shënuar nga pozita jashtë lojës. Edhe në 45-minutëshin e dytë ishin futbollistët e Prishtinës, që diktonin ritmin e lojës duke kërkuar golin e epërsisë. Pas disa tentimeve të pasuksesshme ishte sulmuesi Suad Saliagiq (70), i cili më golin e tij siguroi pikët maksimale Prishtinës. Ndryshe të gjitha orvatjet e vushtrriasve që të barazojnë shifrat ishin të pasuksesshme, për faktin se në disa raste sulmuesit e tyre nuk ishin precize në rastet e krijuara. Deklaruan pas lojës: Ramiz Krasniqi, trajner i Prishtinës: “Më të vërtet kemi pasur lojë të vështirë. Në radhë të parë futbollistët e mi kanë qenë të ngarkuar më të dëgjuar fjalët të ndryshëm në qytet se kjo ndeshje është me marrëveshje. Mirëpo, të gjitha spekulimet u demantuan dhe Prishtina shënoi fitore. Në pjesën e dytë e patëm më shumë topin dhe iniciativë në fushë”. Agron Selmani, trajner i Kosovës: “Nuk kemi pasur paraqitje të mirë ndaj Prishtinës. Prej çastit kur morëm gol edhe bie ritmi i lojës sonë. Qëllimi jonë është që të sigurojmë një vend në play-aut deri në fund për të siguruar ekzistencën më pas.”. Box Prishtina - Kosova 1:0 Stadiumi i Qytetit, Prishtinë. Shikues: rreth 300. Gjyqtarë: B. Sejdiu, F. Brahushi, N. Raci. KV: Istrefi, Cakaj, Kera (KO). PRISHTINA: Feim Statovci, Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Ilir Berisha, Driton Vokshi, Ardian Kozhani (Agron Skeraj), Behar Maliqi, Azem Ahmeti, Labinot Dajaku (Genc Sërmaxhaj), Suad Saliagiq ( Labinot Haliti ), Faton Zejnullahu. KOSOVA: Burim Sadiku, Festim Istrefi, Mehw Uka, Ilir Izmaku, Bajram Zuqaku (Kujtim Pantina), Ismet Cakaj (Fatlum Krasniqi), Bahri Kera, Argjent Mustafa, Bashkim Shala, Tahir Ademi (Mensur Deliu), Blerim Vilanci. Fatmir Bytyci |