Raiffeisen Superliga / KEK-u - Ferizaj 2-0 | ||
|
Vendasit e filluan me mirë takimin duke rrezikuar që në minutën e (7), ishte mesfushori Festim Krasniqit ai që harkoj në zonë e rreptësisë dhe goditjen me kokë të Kodraliu e ndali për mrekulli Hajdini. “Elektricistët” nuk u ndalën duke atakuar portën kundërshtare, por Krasniqi, Bajrami dhe Kodraliu nuk ishin të sakët. Epërsia për djelmoshat e Bylbyl Sokolit erdhi në minutën e (38), kur Bajrami e shërben për mrekulli Grabovcin i cili nga afërsia nuk e kishte të vështirë të plasonte topin në rrjetë. Mysafirët kishin mundur të shkojnë në pushim me barazimin, por Topalli, Sadriu dhe Gashi nuk i shfrytëzuan rastet e treguara. Edhe në pjesën e dytë skuadra vendase ishte me e mirë dhe në minutën e (60), sulmuesi në top formë, Berat Grabovci dyfishoj epërsinë. Një minutë me vonë sikur të ishte me i vëmendshëm mesfushori Valon Bajrami ka mundur shumë lehët të shënoj golin e tretë për skuadrën e tij. Në minutën e (80) skuadra vendase mbeti me një futbollistë me pak, pasi Blakqorri ndërhyri në mënyre të palejuar në Haxhimusën. Ashtu sikurse Blakqorri edhe Gramos Tafën u ndëshkua me kartonë të kuq, pas një ndërhyrje në shënuesin Grabovci.
Bylbyl Sokoli, trajner i KEK-ut: “Një fitore e vështir, por shumë e rëndësishme. KEK-u tash duhet të mobilizohet që të jetë me e sigurt për takimet e radhës”. Arsim Abazi, trajner i Ferizajt: “Nuk kam folur me herët për referim, por kësaj radhe nuk mund e le pa përmendur kartonin e kuq. Në fakt faulli ishte për ne, dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq futbollistin tonë. Kështu shkatërrohet futbolli i bukur të cilin të gjithë po e kërkojmë”. Stadiumi “Agron Rama” Kastriot Shikues mbi 300 Gjyqtarë: P. Osmani, F.Agrebashi, F. Berisha. Kartonë të verdhë: Burim Shabani (Fer). Kartonë të kuq: Blakqorri (KEK), Tafa (Feri). KEK-u: Behar Blakqorri, Fidan Hasani, Naim Kodraliu, Festim Krasniqi (Ilir Avdyli), Afrim Visoka, Mensur Simnica, Visar Zogiani, Valon Bajrami (Driton Dedinca), Imri Ajvazi, Berat Grabovci, Virtyt Hashani (Kastriot Rexha). Ferizaj: Afrim Hajdini, Bujar Shabani, Burim Shabani, Milaim Hasani, Gramos Tafa, Labinot Lubishtani (Arber Ramadani), Avdyl Haliti (Liridon Spahia), Fitim Sadriu (Besfort Sopa), Sherif Topalli, Shpend Gashi, Betim Haxhimusa. |