Raiffeisen Superliga / Prishtina - Drenica 3-0 | ||
|
Trepikëshi i kampionëve ndaj drenicasve, këndellë këtë skuadër pas humbjes se pësuar një javë më parë ndaj Besës së Pejës. Pas vetëm pesë minuta lojë, ishte sulmuesi i Prishtinës, Suad Saliagiq, më goditje precize sjell avantazhin e skuadrës së tij prej 1-0. Drenicasit patën rast të barazojnë shifrat nëpërmjet Hajdarit (14), por goditja e tij kaloi mbi shtyllën transversale. Ndërkaq Genc Sermaxhaj (39), më eurogolin e tij zë të papërgatitur portierin Shosholli, duke e sjell Prishtinën në epërsi prej 2-0. Më të filluar fraksioni i dytë i lojës Besim Bajraktari i Drenicës, shënon gol, por sipas gjyqtarit goli anulohet më për shkak së Bajraktari ka shënuar nga pozita jashtëlojë. Fituesin e kësaj ndeshje e vulosi rezervisti Ardian Kozhani (75), i cili më një gjuajtje të saktë mposht portierin Shosholli, duke përcaktuar rezultatin përfundimtar Prishtina - Drenica 3-0. Prishtina më këtë fitore arrin kuotën e 26 pikëve, duke bërë një hap progresive në renditjen tabelore, kurse Drenica, mbetet në zonën e rrezikshme më 22 pikë.
Deklaruan pas lojës: Behar Maliqi, kapiten i Prishtinës: “Ishte një ndeshje më ngarkese psikike. Kësaj ndeshje iu kemi qasur për të fituar dhe mendoj se më lojën që treguam merituam fitoren. Besoj se do të vazhdojmë serinë e fitoreve edhe në takimet tjera”.
Tahir Lushtaku, trajner i Drenicës: “Humbëm ndeshjen më gabimet tona. Krijuam disa raste të mira shënimi, por që nuk i konkretizuam. Goli i anuluar ishte i rregullta. Disa gjyqtar janë skandaloz”.
Prishtina - Drenica 3-0 Shikue: Mbi 500 Gjyqtar: Baliu, Latifi, Zeqiri Kartona Verdh : Saliagiq (Pr), Jashari, Tahiraj (Dr)
PRISHTINA: Feim Statovci, Besnik Krasniqi, Labinot Ibrahimi, Ilir Berisha, Driton Vokshi, Genc Sermaxhaj (Ardian Kozhani), Behar Maliqi, Azem Ahmeti, Labinot Dajaku, Suad Saliagiq (Agron Skeraj), Astrit Fazliu (Haggai Leboo)
DRENICA: Enes Shosholli, Artan Hajdari, Fisnik Lushtaku, Sadat Jashari (Liridon Behrami), Sami Geci, Dukagjin Gashi, Liridon Syla (Ermal Brahimi), Mensur Limani, Besim Bajraktari, Visar Tahiraj (Premton Muja), Fitim Haliti
Fatmir Bytyci |