Ferizaj - Besa 2-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 24 Gusht 2009 06:08   Shtyp

besa._ferizaj_2_0_play_offFerizaj arkëtoi tri pikët e para në këtë stinor në përballje me Besën nga Peja, duke fituar 2-1 të dielën para publikut të vet. Në pjesën e parë u zhvillua kryesisht lojë e baraspeshuar, ndërsa në fund të kësaj pjese vendësit dominuan në terren. Si rezultat i përparësisë në terren, dy minuta para kryerjes së ndeshjes rezervisti Përparim Livoreka shënoi golin e epërsisë për Ferizajn. Goli i shënuar i motivoi edhe më shumë vendësit, të cilët në pjesën e dytë e sulmuan vazhdimisht portën pejane.

Berisha (60’) e Gashi (62’) kanë mundur të shënojnë, por në të dy rastet portieri mysafir reagoi mirë. Kur kërkohej goli i dytë për ferizajasit, mysafirët u kundërpërgjigjen nëpërmjet Haxhi Zekës, i cili barazoi rezultatin në 1-1. Pas këtij goli loja ishte dukshëm më e fortë e më e bukur. Lojtarët ferizajas krijuan më tepër raste shënimi. Haliti goditi shtyllën pingule, ndërsa Topalli u gjend në pozitë të mirë për shënim, por nga afërsia dështoi. Pikërisht Topalli vendosi epilogun e takimit, pasi ndaj tij u shkaktua penallti, të cilën e konkretizoi Lubishtani, duke i siguruar pikët e plota Ferizajt përballë Besës së Pejës. 

Deklaruan pas ndeshjes 

Arsim Abazi, trajner i Ferizajt: “Ishte lojë e fortë. Ne avancuam, por pranuam një gol në pjesën e dytë, për çka pasoi një mobilizim më i madh i lojtarëve. Fati disa herë na ktheu shpinën, por angazhimi solli penalltinë dhe trepikëshin. Loja ishte me ngarkesa, për shkak se kundërshtari është ekip i fortë. Fituam me meritë. Tash s’na mbetet tjetër përveçse të mendojmë për lojëra të tjera”.

Genc Hoxha, trajner i Besës: “Patëm lojën dhe rastet. Kur rezultati ishte 1-1, pasoi gabimi i portierit, i cili shkaktoi penalltinë. Loja ishte korrekte”. 


Ferizaj - Besa 2-1

Stadiumi i Futbollit “Ismet Shabani”

Shikues: rreth 1 000

Shënues: Livoreka (43’), Lubishtani (88’) për Ferizajn, Haxhizeka (66’) për Besën

Gjyqtarë: A. Hoxha, E. Baliqi, F. Brahushi

Kartonë të verdhë: Qerkini, Haliti, Shabani (F), Morina, Hysenlekaj (B)

FERIZAJ: Ajdini, Tafa (Livoreka, A. Hoxha), Lubishtani, Qerkini, Haliti, Istrefi, Alili, Sadriu, Gashi (Shabani) Berisha, Topalli.

BESA: Bandiq, Demaj (Krasniqi), Efendia, Morina (Miftari), Bajraktari Gacaferri, Duraku, Hysenlekaj, Çekaj, Haxhizekaj, Molliçaj (Gashi)


Fatmir Bytyçi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide