Erdogan Cilina, numer nje, por i papune | ||
|
“Jam duke pushuar. Asnjë skuadër nuk më ka kontaktuar deri më tash. Të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme”, ka thënë Erdogan Cilina, i cili e udhëhoqi skuadrën e Lirisë drejt rikthimit në elitën e futbollit të Kosovës. Erdogan Cilina është në mesin e shumë trajnerëve që kanë dhënë dorëheqje, pasi një gjë të tillë e kanë bërë edhe Gani Sejdiu (Trepça), Blerim Mula (Vëllaznimi), Besnik Kollari (Prishtina), Agron Selmani (Gjilan), Muharrem Sahiti (Hysi), Xhafer Dobra (Drenica), Arbënor Morina (Kosova e Vushtrrisë), Hysni Maxhuni (Trepça). Disa nga këta trajnerë kanë gjetur punë nëpër skuadra të ndryshime, kurse disa nga ta kanë mbetur të papunë.
Veton Zymberi
|