Ne fokus/ Dhurata suedeze ‘Rasunda’ mbërrin në Kosovë
nga AlbaniaSoccer   E premte, 25 Janar 2013 09:58   Shtyp

stadiumiprishtinesTë mërkurën në mbrëmje në Kosovë kanë arritur tre kontejnerët e parë të mbushur me pajisje të stadiumit ‘Rasunda’, që Federata e Futbollit e Suedisë ia ka dhuruar Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas një njoftimi të FFK-së, pajisjet fillimisht do të vendosen në një lokacion në afërsi të Prishtinës.

Stadiumi ‘Rasunda’ është mbyllur në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pas mbylljes për një ditë u hapën dyert që tifozët të merrnin çka të mundnin prej tij në shenjë kujtimi. Ato që mbetën, më pas iu dhuruan Kosovës.

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, që u vlerësua si më meritori për sigurimin e kësaj dhurate, ka thënë se pajisjet që vijnë kanë vlerë prej tre deri në pesë milionë euro. Këto pajisje janë bartur për javë të tëra në rrugë detare në 12 kontejnerë, tre prej të cilëve tashmë janë në Kosovë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide