Kosova/ Vokrri ftohet në debatin "Futbolli është më shumë se lojë"
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 11 Tetor 2012 17:05   Shtyp

fadil_vokrriMe ftesë të Klubit Diplomatik të Gjenevës, kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri do të marrë pjesë në konferencën debat me temën: “Futbolli është më shumë se lojë”.

Në këtë debat është i ftuar presidenti i FIFA-s, Sep Blatter, i cili veç temës do t’u përgjigjet pyetjeve të një numri të madh të ftuarish nga jeta politike dhe sportive evropiane e botërore. Debati do të mbahet të hënën më 15 tetor në hotel “Inter-Continental” në Gjenevë. Kryetarin Vokrri në Gjenevë do ta presë z. Tahir Shabani, këshilltar i jashtëm politikë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës, i cili edhe ka përgatit  pjesëmarrjen në këtë konferencë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide