Ne fokus/ Krerët e FFK-së do të takohen me krerët e DFB-së
nga AlbaniaSoccer   E martë, 04 Shtator 2012 15:45   Shtyp

fadil_vokrriMe ftesë të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) nesër më 5 shtator kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, do të udhëtojnë për në Hanover, ku do të takohen me krerët e FF të Gjermanisë, e ku do të bisedohet për thëllimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të nisur që para disa muajve, sidomos pas vizitës që i bëri nënkryetari DFB z. Milkoreit FFK-së.

Delegacionin e FFK-së do ta presin edhe vëllezërit Shoshi e Kongjeli të cilët po bëjnë çmos për të përkrah futbollin e Kosovës. Krerët e FFK-së veç takimeve me krerët e FF të Gjermanisë do të takohen me futbollistë që luajnë në Ligat e Gjermanisë e veçmas vlen të përmendet takimi me futbollisten Fatmire Bajrami. Kjo vizitë do të shfrytëzohet edhe për të marrë përkrahjen e Federatës gjermane për FFK-në para mbajtjes së mbledhjes se KE të FIFA-s në fund të shtatorit. Po ashtu krerët e FFK-së janë mysafirë nderi në ndeshjen Gjermania-Ishujt Faroe që do të zhvillohet më 7 shtator në Hanover. Me qëllim të marrjes së përkrahjes për futbollin e Kosovës, kryetari Vokrri bashkë me sekretarin Salihu, pas Gjermanisë do të vizitojnë Zvicrën, ku do të shfrytëzojnë rastin të takohen me zyrtarë të ndryshëm të FIFA- si dhe të takojnë futbollistët e Kombëtares shqiptare, pasi që do ta ndjekin edhe ndeshjen Zvicër-Shqipëri. Pavarësisht se FFK-ja kam marrë zotime (sidomos në takimin  fundit që patën në selinë e FIFA-s), nga ana e presidentit të FIA-s z. Blatter se vendimi për lejimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare për Kosovën është i pakthyeshëm, krerët e FFK-së nuk do të rrinë duarkryq dhe kohën deri në mbajtjen e mbledhjes së shatorit të KE të FIFA-s, do ta shfrytëzojnë të sigurojnë sa më shumë përkrahje për FFK-në.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide