Ne fokus/ Fadil Vokrri priti vëllezërit Blendian e Ardrit Rushiti
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 28 Korrik 2012 16:31   Shtyp

rushiti_vellezerKryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri, ka pritur  në selinë e FFK-së, vëllezërit Blendian e Ardrit Rushiti, nga Gjilani, por të cilët jetojnë dhe janë futbollistë në Lucern të Zvicrës.

Vëllai i madh Bledniani është anëtar i FC”Lucern” dhe luan për grup-moshën U-18, ndërsa i vogli Ardriti luan për U-17 të skuadrës KF” Emmenbrucke”. Me këtë rast kryetari Vokrri i njohu mysafirët me angazhimin dhe përkushtimin që ka FFK-ja për grup-moshat e reja me një theks të veçantë për lojtarët shqiptarë që gjenden në mërgatë nëpër shumë shtete evropiane, sidomos Zvicra tashmë e është e njohur si çerdhe e futbollistëve shqiptarë të Kosovës që kanë bërë emër në futbollin e evropian.  “Në këtë drejtim FFK-ja me kujdes është duke i përcjellur këta futbollistë dhe për këtë në uebfaqen e FFK-së është hapur një kënd i veçantë ku mund të regjistrohen lojtarët dhe talentet e rinj që gjenden në mërgatë, në mënyrë që FFK-ja të ketë një pasqyrë reale të tyre. Po ashtu FFK-ja do të përpiqet që të organizojë edhe kampe të ndryshme për të parë talentin e tyre nga afër. Në këtë drejtim që tri vite me radhë është duke u organizuar Kampi Nacional Edukativ për U-15 e ku ka pasur të përfshirë edhe shumë futbollistë nga mërgata. Ne edhe në të ardhmen do të punojmë shumë me futbollistët jashtë Kosovës, që ata një ditë të bëhen pjesë e përfaqësueseve të Kosovës”, u ka thënë Vokrri vëllezërve Rushti që po shoqëroheshin nga babai i tyre Berati.

Nga ana e tyre vëllezërit Rushiti kanë falënderuar kryetarin Vokrri për këtë pritje duke shprehur admirimin e tyre se i ka pritur, siç u ka thënë babai, njëri ndër lojtarët më të mirë jo vetëm të Kosovës, por të krejt trojeve shqiptare legjenda e futbollit Fadil Vokrri. Ata kanë premtuar se do të japin gjithçka për futbollin e Kosovës dhe ëndërr e tyre është që të veshin fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, duke shprehur gatishmërinë që në çdo kohë t’i përgjigjen ftesës së FFK-së. Ata kanë thënë se për futbollin e Kosovës kanë mësuar nga babi i tyre dhe nga mjetet e informimit sikur edhe nga njerëzit kur vijnë këtu në Kosovë. Natyrisht ata i brengos fakti që në Kosovë mungon infrastruktura duke marrë parasysh se Kosova ka shumë talente, të cilët punojnë dhe zhvillohen në kushte tejet të vështira.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide