Bunjaku : Duhet te punojme me ritme me te shpejta
nga AlbaniaSoccer   E premte, 13 Nentor 2009 16:25   Shtyp

albert_bunjaku_kosovaNën drejtimin e përzgjedhësit, Albert Bunjaku, të premten përfaqësuesja e Kosovës “A” në Futboll, ka nisur kampin e dytë, i cili do të zgjas tri ditë.

I pari i bankinës së përfaqësues sonë, Albert Bunjaku, te enjten në takim me medie ka shpalosur programin stërvitor gjatë këtyre tri ditëve. Bunjaku ka thënë se punët po lëvizin më shpejt se sa po mendojmë, andaj edhe ne duhet të punojmë me ritëm më të përshpejtuar për të arritur cakun.

“Natyrisht që për këto tri ditë do të punojmë në pasimet në lojë, loja në mbrojte dhe ajo në sulm si dhe do të ketë analiza dhe diskutime edhe nga vet lojtarët dhe do të provojmë sistemin 4-3-3 dhe 4-3 -2-1, por edhe modalitetet tjera”, ka theksuar Bunjaku, i cili ka shtuar se “jam duke u punuar edhe në grumbullimin e informatave për lojtarët nga Kosova që luajnë në skuadrat e huaja në mënyrë që në një të afërme të bëhet edhe përzgjedhja e tyre”.

“Në janar do të bëhet testimi fizik i të gjithë futbollistëve që kanë qenë pjesë e grumbullimit të tetorit dhe të nëntorit. Po ashtu po punohet edhe me grup-moshat e reja sidomos me U-14 vjeçare, por po hartohet edhe një plan edukativ edhe i grup-moshave më të reja”, ka thënë timonieri i përfaqësues së Kosovës, Albert Bunjaku.

Stërvitjet e kampit të dytë, do të mbahen në stadiumin e KEK-ut në Kastriot, në stadiumin e 2 Korrikut dhe të Flamurtarit. Mësohet se pas këtij grumbullimi, përfaqësuesja e Kosovës në muajin janar në Turqi, do të mbaje grumbullimin e radhës.

Lojtaret e grumbulluar :

Emërorja e futbollistëve: Burim Fejza (Flamurtari) Festim Krasniqi (2 Korriku), Premton Muja (Drenica), Shiqeri Alili (Ferizaj), Blerim Hysenlekaj (Besa), Fidan Bajrami (Gjilan), Flamur Neziri, Kushtrim Breznica, Besart Musolli, Mentor Zhdrella, Elhami Berish, Enis Zabërxha (Hysi), Visar Zogiani (KEK-u), Bajram Zuzaku (Kosova(V), Roland Duraku, Fitim Krusha (Liria), Behar Maliqi, Iir Berisha e Genc Sërmaxhaj (Prishtina), Liridon Ahmeti e Bardhyl Kaçiu(Trepça), Fisnik Papuçi (Vëllaznimi).

Fatmir Bytyçi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide