FIFA serish therret FFK
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 12 Nentor 2009 22:09   Shtyp

fifa_logo-newShtëpia më e madhe në futbollin botëror (FIFA), të enjten sërish ka ftuar FFK në takim.

“Se futbolli i Kosovës tashmë ka hyrë në agjendën e FIFA-s dhe në rrugën e pranimit të plotë, flet e dhëna se vetëm pesë ditë pas takimit që kreu i FFK-së pati në selinë e FIFA-s, me krerët e nivelit më të lartë të futbollit botëror, sot ka arritur ftesa për një takim tjetër më 25 nëntor në selinë e FIFA-së, ku do të marrin pjesë sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu dhe dr. Haki Demolli, të cilët do ta prezantojnë materialin ligjor të kërkuar nga zyrtarët e FIFA-së”, është thënë nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Dikë po e pengon hyrja e futbollit tonë në agjendën e FIFA-s

Ndryshe, të premten Komitetit Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (KE i FFK), nën drejtimin e Fadil Vokrrit, kryetar, ka mbajtur mbledhjen e vet të radhës ku ka debatuara për shumë çështje me rëndësi për futbollin  e Kosovës.

“KE ka analizuar edhe rrjedhën e deritashme të garave dhe ka vlerësuar  se garat kanë pasur rrjedhë normale dhe se sistemi i ri i garave ka dhënë fryte të mira, në rritjen e cilësisë dhe shtimin e shikueshmërisë si dhe korrektësisë në fushë”, është thënë nga zyrtarët e FFK-së. Sipas tyre në këtë mbledhje “me theks të veçantë KE ka analizuar ndeshjen e ndërprerë në Mitrovicë ndërmjet Trepçës dhe Kosovës nga Vushtrria, duke gjykuar ashpër sjelljen e skuadrës mysafire dhe të adhuruesve të saj”.

“Sjella e individëve të caktuar në këtë ndeshje, shpalosja e një pankarte me mbishkrim që nuk përkon me realitetin dhe i paargumentuar, flet qartë se disa individëve u pengon rrjedha normale e garave. Të tillëve po ashtu u pengon hyrja e futbollit të Kosovës në agjendën e FIFA-s, të cilët me këto sjellje denigruese po orvaten që të pengojnë proceset e pandalshme pozitive për futbollin  e Kosovës dhe me këtë po bëhen pjesë e qarqeve jashtë Kosovës, të cilat ashtu siç po mundohen ta pengojnë pavarësinë e Kosovës, në të gjitha mënyrat po orvaten që të pengojnë edhe inkuadrimin e futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në institucionet ndërkombëtare”, thonë zyrtarët e FFK-së.

Gjithashtu KE ka miratuar edhe raportin e delegacionit të FFK-së për vizitën në selinë e FIFA-s, që është cilësuar si jashtëzakonisht i frytshëm dhe domethënës për futbollin  e Kosovës, vizitë kjo që ka hapur një faqe të re për futbollin e Kosovës dhe të marrëdhënieve mes FFK-së dhe FIFA-së.

Fatmir Bytyçi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide