Kosova/ FFK: Politika po ndërhyn dhe po ndikon ne vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s
nga AlbaniaSoccer   E martë, 24 Janar 2012 17:56   Shtyp

ffkKomiteti ekzekutiv i UEFA-s mban sot dhe nesër ne Lion te Zvicrës mbledhjen e radhës ku pritet te diskutohet edhe kërkesa e federatës kosovare te futbollit për zhvillimin e ndeshjeve miqësore. Por sipas mediave kosovare, drejtuesit e FFK nuk presin shume nga FIFA dhe UEFA qe te ndizet drita jeshile ndërsa tashme besojnë se politika po ndërhyn dhe po ndikon ne vendimet e këtyre institucioneve. Sipas sekretarit te federatës kosovare Eroll Salihi FIFA dhe UEFA e dine se Kosova ne një te ardhme te afërt do te behet pjese e tyre por për momentin nuk dëshirojnë te rrezikojnë, ekzistojnë edhe korridore prapa skene FIFA dhe UEFA e kane komplikuar shume rastin e Kosovës pasi asnjëra prej tyre nuk e merr guximin qe te pranoje kërkesën për zhvillimin e ndeshjeve miqësore te kombëtares kosovare E para ishte FIFA qe refuzoi kërkesën e federatës kosovare ne fund te vitit te kaluar ndërsa kishte udhëzuar komitetin ekzekutiv te UEFA te marre një vendim duke ja deleguar këtyre te fundit përgjegjësinë

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide