Blatter thërret zyrtarët e dy federatave!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 23 Tetor 2009 21:34   Shtyp

fifa_logo-new

I pari i FIFA-së, Sep Blatter, të premten ka bërë ftesën e parë zyrtare në adresë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

“Si rezultat i diskutimit për futbollin e Kosovës në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv te FIFA-së, në Rio de Janeiro, mbledhje kjo e mbajtur në fund të shtatorit, kryetari i FIFA-s z. Sep Blatter bëri ftesën e parë zyrtare FFK-së, për takim shumëpalësh në Shtëpinë e FIFA-s”, është thënë të premten nga zyrtarët e FFK-së.

“Në këtë takim do të marrin pjesë, përveç kreut të FIFA-s edhe nënkryetari i saj Geoff Thompson që njëkohësisht është edhe kryesues i Komitetit të Federatave të FIFA-s, si dhe kryetari i Federatës serbe të Futbollit, pra në takim do të jenë zyrtarët e FIFA-së, UEFA-s, FFK-së dhe të FFS-së. Në këtë mbledhje do të diskutohet, ashtu siç është premtuar nga FIFA, për gjetjen e zgjidhjes për futbollin e Kosovës”. Sipas zyrtarëve të FFK-së,  “kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri ka pasur takime dhe konsulta me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, të cilët e kanë nxitur dhe i kanë dhënë mbështetje të plotë për këtë takim”.

“Për herë të parë para organeve më të larta të FIFA-s dhe UEFA-s do të paraqiten kryetarët e dy federatave të dy shteteve fqinje, të Kosovës dhe Serbisë. FIFA ka lënë të hapur dy terminë për këtë takim, më 2 dhe 5 nëntor,  ndërsa kreu i FFK-së përveç përgatitjeve për këtë takim do të përcaktohet edhe për datën e takimit”, thonë zyrtarët e FFK-së.  

Fatmir Bytyçi
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide