Kupa e Kosoves / Percaktohen gjysem finalistet!
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 01 Mars 2010 01:30   Shtyp

kupa_kosovesLiria, Drenica, Trepça e Besa, të dielën kanë siguruar “vizën” për në ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në futboll.

Liria, ka mundur Hysin 3-1, në “përparim Thaçi”, duke eliminuar ekipin nga Merdara nga garat e Kupës së Kosovës.  Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve kishte përfunduar 3-2 për Hysin, mirëpo fitorja e Lirisë në takimin e sotëm çon skuadrën prizrenas në gjysmëfinale.

Sukses ta kënaqshëm ka arritur edhe Gjilani, që mundi Trepçën 1-0 duke kaluar më sukses pengesën e quajtur Trepça. Ndryshe, Besa edhe në takimin e dytë ka mundur Ballkanin 1-0 dhe siguron gjysmëfinalen.

Gjysmëfinalen e ka siguruar edhe Drenica, e cila pas kohës shtese mundi Vëllaznimin 2-1. Koha e rregullta përfundojë 1-0 për drenicasit, të cilët në lojën shtese ia dolën që ta eliminojnë ekipin nga Gjakova.   

 

Rezultatet

 

LIRIA - HYSI                          3-1 (2-3)

DRENICA - VËLLAZNIMI    2-1 (1-1)

GJILANI-TREPÇA                  1-0 (3-4)

BALLKANI-BESA                  0-1 (0-2)

Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para.


Fatmir Bytyçi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide