Kupa e Kosovës / Prishtina, Besa e Flamurtari bindëse
nga Yll Begu   E mërkurë, 16 Mars 2011 16:43   Shtyp
drenica-vellaznimiLiria, Prishtina, Ulpiana, Besa, Flamurtari dhe Gjilani janë gjashtë skuadrat e para çerekfinaliste të Kupës së Kosovës, derisa dy skuadrat e tjera do të përcaktohen në ndeshjet e nesërme, Ferizaj-Ballkani dhe Vëllanznimi-2 Korriku. Liria, e cila synon mbrojtjen e trofeut të fituar vitin e kaluar, e kaloi me sukses takimin kundër KEK-ut që u zhvillua sot në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, me rezultat 2:1. Ndërkaq, Besa, Prishtina dhe Flamurtari fituan me rezultate bindëse ndaj Lepencit, Artakollit gjegjësisht Drenicës, duke e bërë rrethin e ardhshëm të kësaj gare shumë interesant. 90 minuta nuk mjaftuan për t’u përcaktuar fituesi vetëm në ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës’89, ku gjilanasit arritën të kalojnë në çerekfinale vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:2.

Rezultatet
Prishtina-Artakolli4:0
KEK-u-Liria1:2
Ulpiana-Hajvalia 19473:0
Besa-Lepenci6:0
Flamurtari-Drenica4:0
Gjilani-Trepça‘892:2, pas vazhdimeve3:2

Të enjten
Ferizaj-Ballkani
Prizren: Vëllaznimi-2 Korriku

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide