DRENICA “POSHTËROHET” NË KASTRIOT
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 03 Shtator 2009 16:15   Shtyp

keku-drenica 6-0

Skuadra e Drenicës është “poshtëruar” në Kastriot, pasi ka pësuar debakël nga skuadra e KEK-ut me rezultat 6:0. Të përzgjedhurit e Bylbyl Sokolit kanë kaluar në epërsi në minutën e 13-të nëpërmjet mesfushorit Ymer Xhaferi. Vetëm një minutë më vonë Virtyt Hashani dyfishoi epërsinë me një eurogol të shënuar nga tridhjetë metra.

Mysafirët u munduan të rikthehen në lojë në minutat në vijim, por Bajraktari dhe Plepolli s’ishin të saktë në rastet e treguara. Në minutën e 21-të në skenë del edhe një herë i disponuari për lojë, Virtyt Hashani, i cili shënon për epërsinë 3:0. Kurse katër minuta pa përfunduar pjesa e parë sulmuesi Berat Grabovci shënon golin e katërt për vendësit. Dyshja e sulmit Grabovci - Krasniqi kishin mundësinë që në minutën e 56 ta ngritin epërsinë, por s’kishin të saktë përballë Shoshollit.

Zëvendësuesi Kastriot Rexha vetëm dy minuta më pas del ballë për ballë me Shoshollin, por nuk arrin të shënojë. Nga topi i devijuar, Zogiani shënon me kokë për rezultatin 5:0. Edhe më keq erdhi për Drenicën kur gjyqtari kryesor ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë mbrojtësin Sadat Jasharin, pas një ndërhyrje në sulmuesin Kastriot Rexha. Në minutën e 76 mesfushori Ymer Xhaferi, pas një depërtimi individual shërben Rexhën, i cili nga afërsia shënon golin e fundit në ndeshje. Në minutat e fundit të takimit Xhaferi edhe një herë shërben Rexhën, por ky i fundit u tregua i ngathët përballë Enis Shoshollit.

Deklaruan pas ndeshjes:

Bylbyl Sokoli, trajner i KEK-ut: “Ende jemi larg asaj çka dëshirojmë. Rezultati i ndeshjes nuk ishte real, pasi sot vendosin futbollistët individualisht”.

Xhafer Dobra, trajner i Drenicës: “KEK-ut ia uroj fitoren. Pas kësaj humbje do ta shqyrtoj pozicionin tim në skuadër dhe të futbollistëve të cilëve klubi ua ka plotësuar të gjitha kërkesat”.

BOX

Stadiumi “Agron Rama” në Kastriot

Shikues: rreth 500

Gjyqtarë: E. Janjevaliu, A. Latrifi, F. Agbrashi

Kartonë të verdhë: Simnica, Xhaferi (KEK), Plepolli, Haliti (Dre)

Karton të kuq: S. Jashari (Dreni)

Shënues: Ymer Xhaferi (13), Virtyt Hashani (14’ 21), Berat Grabovci (41), Visar Zogiani (58), Kastriot Rexha (76)

KEK-u: Blaku, Erd. Hashani, Vir. Hashani, Ajvazi, Kodrailu, Isufi, Simnica (Murseli), Zogiani, Xhaferi, Grabovci (Rexha), Krasniqi

Drenica: Shosholli, Gashi, Lushtaku, Plepolli, Milicaj (Prekazi), Hajdari, Mavriqi, Jashari, Bajraktari (Syla), Haliti, Muja (Demiraj)

Veton Zymberi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide