Isuf Llumnica: S'ka më "kiks"
nga AlbaniaSoccer   E premte, 28 Gusht 2009 21:55   Shtyp

prishtina_liriaKampionia në fuqi, Prishtina, e cila pësoi humbje në dy ndeshjet e këtij edicioni, përballjen e radhës do ta zhvillojë ndaj Kosovës së Vushtrrisë, kjo e fundit mundi Drenicën në xhiron e kaluar. Kryeqytetasit më gjithë arsenalin e tyre kërkojnë trepikëshin ndaj vushtrriasve, në mënyrë që të rikthejnë imazhin e rezultateve pozitive.

Një nga futbollistët kryesor të Prishtinës, Isuf Llumnica, ka thënë të premten se skuadra e tij ndaj Kosovës së Vushtrrisë, kërkon vetëm fitore dhe se, sipas tij, për Prishtinën, çdo rezultat tjetër është i papranushëm.   

“Është një ndeshje e vështirë. Ne kampionatin nuk e kemi nisur mirë,  ndërkaq Kosova ka një start të mrekullueshëm kjo edhe  bënë të vlerësohet si një ndeshje e vështirë”, ka thënë Llumnica.  

“Ne lojë ndaj Kosovës së Vushtrrisë, do të hymë vetëm për fitore dhe nga kjo ndeshje do t’i japim fund rezultateve te dobëta. Jam i bindur se do te marrim trepikëshin e parë në këtë sezon”.

Fatmir Bytyçi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide