Kuçi i premton përkrahje FFK-së
nga AlbaniaSoccer   E premte, 28 Gusht 2009 04:25   Shtyp

ffkZëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur të mërkurën krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrrin, kryetar, Bekim Haxhiun, nënkryetar dhe Eroll Salihun, sekretar i përgjithshëm. 

Numri një i FFK-së, Fadil Vokrri ka njoftuar zëvendëskryeministrin Kuçi mbi rrjedhat në futbollin Kosovës, e veçmas në përpjekjet e FFK-së për forcimin e organizimit të brendshëm dhe në mbarëvajtjen e garave si dhe përpjekjet për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës. Me këtë rast, ai ka kërkuar nga Qeveria që ta ndihmojë FFK-në në këto angazhime, si në rrafshin e vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtarë. Ndërsa Kuçi u premtoi krerëve të FFK-së mbështetje të plotë të Qeverisë në të gjitha segmentet ku ajo mund të ketë ndikimin me mekanizmat e ndryshëm. Ndërkaq, duke folur për organizimin e ndeshjeve dhe sigurisë në fushat e futbollit, Fadil Vokrri u shpreh se FFK-ja ka mungesë të mjeteve materiale për ta bërë sigurinë në kapacitet të plotë sikur në stinorin pranveror të edicionit të kaluar dhe i kërkoi zëvendëskryeministrit që Qeveria ta ndihmoi në këtë drejtim, ndërsa Kuçi premtoi se Policia e Kosovës përkatësisht njësitet speciale do të sigurojnë të gjitha ndeshjet e Superligës me nga dhjetë pjesëtarë, sikur deri më tash.

 
Veton Zymberi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide