Visar Berisha: Me pelqen te luaj ne Zvicer
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 27 Gusht 2009 11:41   Shtyp

visar_berisha_977440318Mbrojtësi Visar Berisha të mërkurën ka bërë të ditur se është duke e bërë dokumentacioni gati për të udhëtuar për Zvicër, për t’u provuar te skuadra e Schaffhausen, që bën gara në Ligën e Dytë zvicerane.  Ditët e kaluara në futbollin zviceran si duket kanë lënë gjurmë në njërin nga mbrojtësit më të mirë në Kosovë. Sipas ish-mbrojtësit të Prishtinës, skuadra nga Zvicra e ka kontaktuar drejtpërdrejt atë, jo nëpërmjet ish-skuadrës së tij.

“Schaffhausen më ka kontaktuar drejtpërdrejt, jo nëpërmjet skuadrës së Prishtinës. Jam duke i kompletuar dokumentet. Mendoj sa më parë të udhëtoj për Zvicër”, ka thënë Visar Berisha, i cili është duke i zhvilluar stërvitjet me skuadrën e  Ballkanit që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës. Shumica e skuadrave të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll janë të interesuara për shërbimet e mbrojtësit të qendrës, por asnjëra s’mund ta ketë, pasi Berisha ende ka kontratë me skuadrën e Prishtinës.

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Visar Berisha, edhe një herë e ka përsëritur se nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës.

“Kam thënë edhe më herët, ‘epoka’ ime me Prishtinën ka përfunduar. Mendoj të angazhohem jashtë Kosovës. Nëse dështon një gjë e tillë, do ta kërkoj fletëlëshimin nga Prishtina dhe të gjej një skuadër të re”, ka shtuar ai. Visar Berisha edicionin e fundit së bashku me mesfushorin Isuf Llumnica ishin pjesë e skuadrës së Winterthurit.


Veton Zymberi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide