Isli Hidi : Nuk mund te luash futboll 10 kundrejt 15!
Vetem se presidenti dhe trajneri na kerkuan te hyme ne fushe, ne luajtem
Gjyqtaret e kane bilbilin ti bien atehere kur duhet dhe jo atehere kur duan ata, cdo moment, cdo aksion, vend e pa vend. Keshtu ndodhi ne takimin Azerbajxhan-Shqiperi dhe i ketij mendimi eshte edhe portieri i kombetares Shqiptare Isli Hidi, ashtu si ishte gjithe skuadra e jone dhe pjesa me e madhe e lojtareve kundershtare. Ne nje prononcim te tijin perpara nisjes nga Azerbajxhani, portieri Isli Hidi nuk e fshehu aspak ndikimin negativ qe pati arbitrimi.
Pyetje : Si e gjykoni ndeshjen qe u luajt midis Azerbajxhanit dhe Shqiperise?.
Isli Hidi : Ambicioze. Nga njera ane jam i kenaqur qe na ndodhi ne nje takim miqesor ky arbitrim skandaloz qe nuk kam emer ta perceptoj
Pyetje : Te gjithe lojtaret e skuadres jane te te njejtit mendim, pse keshtu ?
Isli Hidi : Pse jo ? Ti nuk do te ishe ? Po te luaje 10 kundrejt 15, cdokush do te bashkohej me kete mendim
Pyetje: Pse edhe gjyqtari i katert?
Isli Hidi: Sepse nuk ishte I vemendshem. Kryente punen ne favor te skuadres mike. Nuk sinjalizonte per nderrimet qe duhej te bente skuadra jone duke marre kohe me shume. Edhe ne rastin e zevendesimit te Xhevahir Sukajt gaboi.
Pyetje : Ishit i impresionuar nga loja e vendasve ?
Isli Hidi: Kishte disa lojtare qe dinin te luanin me topin dhe mund te krijonin rezikshmeri, por nuk besoj se ishin ne gjendje te na mundnin, qofte edhe me mungesat qe kishim. Po qe se ata donin te fitonin me kaq deshire e me arbiter ne favor ata te na thonin qe edhe ne te pergatiteshim te luanim kundrejt 15-shes se dites.
Pyetje : Nese Shqiperia do te ishte e plote, mendon se do ta fitonte kete ndeshje ?
Isli Hidi : Po qe se do ishte ndeshje vendimtare, besoj se po. Megjithate, nuk ja vlen te flas me hipoteza, por them se do te shikonim nje ndeshje shume me te bukur, jo si ajo qe pame. Fryrje bilbili ne cdo aksion.
Pyetje : Eshte e vertete qe skuadra donte te bojkotonte ndeshjen ne pjesen e dyte ?
Isli Hidi : Po, eshte shume e vertete. Ne nuk do te dilnim te luanim, por presidenti I federates dhe trajneri na kerkuan qe te luajme sepse duhej qe te luanim
Pergatiti: Fatjon Pandovski



del.icio.us
Digg
Technorati
Publikoni komentin tuaj