AlbaniaSoccer.com - Futbolli Shqiptar, Lajme, Informacione, Live Scores, Video - Ervin Bulku: Me habiti ai gjykim skandaloz, - Jam i kenaqur qe shkova ne Ukraine

Hyrje | Lajme | Shqiperia | Ervin Bulku: Me habiti ai gjykim skandaloz, - Jam i kenaqur qe shkova ne Ukraine

Ervin Bulku: Me habiti ai gjykim skandaloz, - Jam i kenaqur qe shkova ne Ukraine

image

Per respekt te tifozerise dhe skuadres vendase ekipi doli ne fushe

Mesfushori i kombetares shqiptare, Ervin Bulku i cili luan ne kampionatin Ukrainas me Krivbas, disa vite me pare ka patur nje variant per te firmosur me skuadren e Neftçi, ne kampionatin Azerbajxhanas, por situate rrodhi ne menyre te tille qe Bulku te firmoste per skuadren Ukrainase, Krivbas, me te cilen vazhdone te luaje edhe kete sezon. “Te them te drejten nuk me kujtohet mire saktesisht se si ishte e gjithe situate, por e di qe ka patur nje variant per te firmosur dhe per te luajtur me Naftci. Nuk ishte e thene dhe te them te drejten nuk me ngelet pishman. Une luaj ne Ukraine dhe kampionati eshte shume me I forte dhe me I bukur se ai qe luhet ne Azerbajxhan”, tregon Ervini ne prononcimin e tij, pas largimit nga Azerbajxhan dhe mberritjes ne Ukraine.

“Ishte nje ndeshje miqesore por e lodhshme nga ana nervore. Ndeshja u luajt qe traineri te kishte mundesi te testonte disa lojtare dhe skuadren perpara takimit kualifikues me Malten. Por arbitrimi qe ishte i nivelit me te ulet qe une kam pare ndonjehere nuk e ndihmoi nje ide te tille. Gjyqtari e ndalonte lojen ne cdo aksion qe ishte dicka e pakuptimte », vazhdoi mesfushori i kombetares shqiptare duke analizuar situaten e ndeshjes dhe pozicionin e njeanshem te gjyqtarit ne kete takim.

« Nuk e kuptoja perse duhej te mbahej nje gjykim i atille. Nuk kishte arsye. Ishte ndeshje miqesore”, theksoi lojtari i Krivbas i cili ndonese kishte rezervimet e tij per takimin, ai u shpreh me superlative per skuadren vendase. “Azerbajxhani kishte lojtare OK dhe kompetitorë, ku me cilesore mu duk reparti i mbrojtjes”.

Gjithashtu, Bulku 27-vjecar mendoi se largimi i Beqirit ishte i panevojshem. “Une fola me disa nga lojtaret e Azerbajxhanit dhe asnje prej tyre nuk e kuptoi arsyen e largimit te Beqirit me karton te kuq. Me pas une fola me vete Elvinin dhe ai me sqaroi ashtu sic kishte ndodhur. Ai kishte debatuar me nje lojtar vendas dhe gjyqtari kishte kujtuar sikur ato fjale ofenduese i ishin drejtuar atij dhe e ndeshkoi me te kuqe », tregon mesfushori i cili ishte dakort me rezultatin e ndeshjes, fale edhe mungesave ne formacion. « Une nuk e di si do te kishte shkuar ndeshja nese do luanim si skuader e plote, perfshi edhe mungesat. Une nuk mund te flas me

« sikur », une flas cfare kemi realisht. Ne fushe ne ishim ata qe ishim dhe une nuk jam magjistar qe te lexoj fatin “nese” do ishte barazim rezultati nese luanin edhe lojtaret e tjere”, perfundoi prononcimin e tij mesfushori I kombetares shqiptare Ervin Bulku

Pergatit: Fatjon Pandovski

Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment
Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:
  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlereso kete artikull
5.00