Ervin Skela: Azerbajxhani u paraqit forte, por me i forte doli arbitri
Kapiteni i kombetares shqiptare shenoi golin e 10-te me Shqiperine
Ervin Skela, kapiteni i skuadres kombetare shqiptare dhe njekohesisht shenuesi i golit te barazimit ne takimin miqesor midis Azerbajxhanit dhe Shqiperise, pati opinione pozitive rreth paraqitjes se skuadres perfaqesuese shqiptare dhe asaj te Azerbajxhanit, por ishte teper i zhgenjyer nga gjyqtari i ndeshjes. "Goli me dha kenaqesi, per vete momentin e veçante ne te cilin ndodhi por mund te them se ishte merite e te gjitheve. Kombinacion i besimit qe kane repartet me njeri tjetrin, pasi krosi erdhi nga nje mbrojtes dhe asisti nga nje sulmues dhe une dhashe goditjen perfundimtare", cilesoi kapiteni i skuadres perfaqesuese qe shenoi golin e barazimit per Shqiperine.
"Ndeshja filloi e bukur. Mund te them se ne jemi nje skuader e forte dhe mendoj se edhe mund ta fitonim kete takim, nese gjithcka do te shkonte ashtu sic filloi. Azerbajxhani u paraqit nje skuader e forte, por akoma me i forte u paraqit arbitri i ndeshjes", theksoi shenuesi i golit per Shqiperine, fantazisti Ervin Skela
Fatjon Pandovski



del.icio.us
Digg
Technorati
Publikoni komentin tuaj