Isli Hidi: Nese donin te fitonin, duhet te na mundnin me merite
Per portierin e kombetares shqiptare, arbitri e degjeneroi ndeshjen
Isli Hidi, portieri i kombetares shqiptare ne takimin ndaj Azerbajxhanit, ashtu si gjithe lojtaret dhe stafi drejtues i ekipit mbeti shume i pakenaqur nga vendimet e gjyqtarit Gjeorgjian Lashi Silagavy i cili e "shkaterroi" ndeshjen me tendence. "Ishte nje ndeshje miqesore, por atmosfera e krijuar nga gjyqtari ishte jo e tille. Na mbyti me faulle dhe na la me 10 lojtare pa te drejte. Ne pjesen e dyte, lojtaret tane nuk ishin te njejtet. Megjithese ishim nje me pak, perseri barazuam, sepse luajtem mire dhe ishim me te mire. Nese deshironin te na mundin, futbollistet e Azerbajxhanit duhet ta meritonin fitoren jo ta siguronin ne ate menyre qe arbitri Gjeorgjian deshte t'ja u dhuronte", u shpreh ne prononcimin e tij per mediat pas ndeshjes portieri i kombetares shqiptare Isli Hidi.
Fatjon Pandovski



del.icio.us
Digg
Technorati
Publikoni komentin tuaj