E veçanta /"Dy gëzime" në një ditë
Ervin Skela, aktualisht golashenuesi me i mire i kombetares
Fantazisti i skuadres perfaqesuese shqiptare ka shenuar golin e barazimit pas topit te marre nga Besart Berisha ne takimin Azerbajxhan-Shqiperi 1-1. Ky ishte goli i 10-te i Ervin Skeles me perfaqesuesen Shqiptare, qe e ngre ate ne krye te listes se shenuesave aktualë. Ky gol vjen ne nje cast shume te vecante per futbollistin e Energie Cottbus. Ai per here te pare vuri ne krah shiritin e kapitenit te kombetares ne kete takim. Dhe te dyja keto evenimente pozitive ndodhen per fantazistin shqiptar ne kohen kur ai festonte ditelindjen e tij. Ne Baku, kryeqyteti i Azerbajxhan, ne Hotel Europa, Skela festoi se bashku me shoket e skuadres dhe stafin drejtues te ekipit kombetar 32-vjetorin e lindjes. Dhe per ditelindje erdhen si urim "2" dhurata.
Enea Shtrepi



del.icio.us
Digg
Technorati
Publikoni komentin tuaj