Elvin Beqiri: Une nuk e shava arbitrin!
Lojtari shkembeu fjale me lojtarin kundershtar
Nga Fatjon Pandovski
Futbollisti Elvin Beqiri i cili u ndeshkua me karton te kuq ne castet e fundit te pjeses se pare e mohoi kategorikisht qe kishte ofenduar gjyqtarin e ndeshjes. "Une pata polemika me fjale te renda me lojtarin kundershtar Subashic qe shenoi edhe golin per ekipin e Azerbajxhanit, jo me gjyqtarin. Arbitri kur degjoi fjalet qe une thashe me nxorri direkt karton te kuq sepse kujtoi se une shava ate. ne te vertete deri ne ate moment une i kisha qartesuar pozicionin tim dhe te lojtarit kundershtar pasi folem. Gjyqtari, megjithate, vazhdonte te kujtonte se une e kisha me te. Nuk kishte lidhje fare me arbitrin, por ai u nxitua dhe shkaterroi lojen", u shpreh posacerisht per Albaniasoccer.com, mbrojtesi shqiptar rreth incidentit qe ndodhi ne fund te pjeses se pare, qe i shtyu lojtaret e skuadres perfaqesuese shqiptare deri sa te beheshin gati te bojkotonin ndeshjen.



del.icio.us
Digg
Technorati
Publikoni komentin tuaj