Branimir Subasic / Shqiptari ofendoi arbitrin, jo mua!
Lojtari "serb" mohon debatin me mbrojtesin shqiptar
"Serbi" i skuadres se Azerbajxhanit, qe luan ne kampionatin serb me skuadren "Crvena Zvezda" ka mohuar qe ka patur shkembime fjalesh me mbrojtesin e kombetares shqiptare, Elvin Beqiri. "Me duket se po talleni qe e thoni dicka te tille", iu drejtua sulmuesi Azerbajxhanit mediave kur e pyeten rreth mendimit te tij ne lidhje me komentet qe kishte bere mbrojtesi shqiptar Elvin Beqiri pas daljes me karton te kuq ku fjalet e renda ai ja kishte drejtuar sulmuesit "serb" JO arbitrit.
"Une nuk kam shkembyer asnje fjale me lojtarin shqiptar. Nuk e besoj qe ai ta kete thene nje dicka te tille, sepse ai gjate gjithe kohes shante arbitrin. Ai nuk kishte pse te me shante mua. Nese ai do e kishte bere kete, mendoni se une nuk do te reagoja?", theksoi shenuesi i golit per skuadren e Azerbajxhanit i cili mohoi kategorikisht debatet me mbrojtein shqiptar Elvin Beqiri, i cili pasi doli me karton te kuq pohoi se nuk kishte ofenduar arbitrin por lojtarin kundershtar.
"Mund te mendoni qe ka qene dicka politike, por une politiken e kam lene jashte fushe. Ne fushe jam lojtar. Shqiptaret nuk kishin pse te irritoheshin. Vendimet e gjyqtarit jane pjese e lojes. Ata nuk jane as te paret as te fundit. Na ka ndodhur edhe ne ne ndeshjet ndaj Uellsit dhe Finlandes ku u fol qe ne luajtem piset, por nuk ishte e vertete. Duhet te mesohemi me rregullin - Arbitri ka gjithmone te drejte-", u shpreh sulmuesi Subasic
Fatjon Pandovski



del.icio.us
Digg
Technorati
Publikoni komentin tuaj