Kupa e Kosoves / Liria eliminon Drenicen
Luhen takimet e Turit te dyte
Skuadra prizrenase, “Liria”, ka arritur ta befasojë skuadrën e “Drenicës” me rezultat 4:3, kurse skuadrat e tjera të Superligës nuk lejuan befasi në këtë xhiro
Nga Fatmir Bytyçi
Prishtinë, 20 nëntor - Janë zhvilluar nëntë ndeshjet e rrethit të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në Futboll. Skuadra e Lirisë, e cila është lidere në Ligën e Parë, ka arritur ta befasojë skuadrën e Drenicës nga Skenderaj, pasi e mposhti pas lojës shtesë me rezultat 4:3, në ndeshjen e zhvilluar në Prizren. Në fakt ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 3:3. Ndërkohë në takimet e tjera skuadrat e Raiffeisen Superligës nuk lejuan befasi. Në bazë të rezultateve të ndeshjeve që janë zhvilluar, skuadrat që janë kualifikuar për rrethin e tretë janë: Hysi, Trepça ’89, Trepça, Besa, Ulpiana, Kosova (V), Drita, Istogu dhe Liria. Ndërkohë, Fushë-Kosova dhe Ferizaj janë kualifikuar pa lojë, pasi Lepenci dhe Mushtishti kanë hequr dorë, kurse Flamurtari ka kaluar në rrethin e tretë, ngaqë Besiana është eliminuar për shkak se vitin e kaluar nuk ka marrë pjesë në garat e kupës dhe sipas propozicioneve të garave, i ndalohet pjesëmarrja për sivjet.
Rezultatet e ndeshjeve të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës
Kastrioti - Hysi 1:16
Trepça 89 - Artakolli 2:1
Trepça - Llapi 3:0
Gjakova - Besa 3:5
Vullnetari i UÇK-së - Ulpiana 3:4
Kosova (V) - Rahoveci 5:0
Drita - KEK-u 3:1
Istogu - Sharri 2:0
Liria - Drenica 3:3, pas shtesave 4:3



del.icio.us
Digg
Technorati
Publikoni komentin tuaj