AlbaniaSoccer.com - Futbolli Shqiptar, Lajme, Informacione, Live Scores, Video - Dukagjin Gashi: Drenica do ta "zbutë" Prishtinen

Hyrje | Lajme | Kosova | Dukagjin Gashi: Drenica do ta "zbutë" Prishtinen

Dukagjin Gashi: Drenica do ta "zbutë" Prishtinen

image

Mesfushori nga Skenderaj mendo se Prishtina do te"ndalet" kete fundjave

 

“Drenica” me mesfushorin Dukagjin Gashin nuk e kanë ndërmend të përkulen. Ata do ta vazhdojnë “luftën” për titull të kampionit. Njëkohësisht, po në këtë fundjavë, në ndeshjen “Prishtina” - “Drenica”, presin “ta zbusin” diferencën e njëmbëdhjetë pikëve

Nga Veton Zymberi

Prishtinë, 19 nëntor - Java e fundit në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll do të sjellë edhe një tjetër derbi ndërmjet kampiones aktuale, “Prishtinës” dhe “Drenicës” nga Skenderaj.

Diferenca prej njëmbëdhjetë pikësh ndërmjet këtyre dy skuadrave nuk e frikëson aspak mesfushorin shkatërrues, Dukagjin Gashin, i cili mendon se asgjë nuk ka përfunduar sa i përket luftës për titull të kampionit.

“Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket titullit të kampionit. Edhe në kampionatin e kaluar, kur isha pjesë e ‘Vëllaznimit’, ‘Prishtina’ kishte njëmbëdhjetë pikë, por ne e arritëm ta ‘shkrijmë’ këtë epërsi, meqenëse në fund e humbëm titullin. Edhe tash kjo epërsi nuk është e lartë, pasi ‘Prishtina’ nuk mund të nxjerrë rezultate të favorshme edhe në pranverë”, ka thënë Gashi.

Ish-mesfushori i skuadrës së “Besës” dhe “Vëllaznimit”, Dukagjin Gashi, që ka shënuar gjashtë gola në këtë edicion, ndihet i lumtur që është duke dhënë kontribut të madh për skuadrën e tij.

“Jam i lumtur që jam në formë të mirë dhe që po e ndihmoj skuadrën e ‘Drenicës’ për të arritur rezultate pozitive. Gjithashtu, jam i lumtur për golat e shënuar, pasi që dihet se unë luaj në pozitën e mesfushorit shkatërrues, dhe nuk është aspak e lehtë të shënohet kur luhet në një pozitë të tillë, mirëpo falë bashkëlojtarëve po arrij një gjë të tillë”, ka shtuar Gashi, i cili nuk e ka problem të luajë në çdo pozitë që e kërkon trajneri i tij, Tahir Lushtaku. Edhe pse Gashi është mesfushor, ai në këtë edicion shpeshherë e ka kryer detyrën e mbrojtësit të djathtë.

Dukagjini nuk lëviz nga “Drenica”

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Dukagjin Gashi, që ka kontratë edhe gjashtë muaj me skuadrën nga “Bajram Aliu”, ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga kjo skuadër edhe për gjashtë muaj.

“Kam dëgjuar se trajneri Genc Hoxha është i interesuar që t’i rikthejë ish-futbollistët e ‘Besës’ në skuadër në afatin kalimtar të dimrit, por unë kam kontratë edhe gjashtë muaj me ‘Drenicën’ dhe as që e kam ndërmend të largohem prej saj. Pas gjashtë muajsh nuk dihet se me cilën skuadër do të luaj”, ka thënë ai.

Komente (0 publikuar):

Publikoni komentin tuaj comment
Ju lutem fusni kodin qe shikoni ne imazh:
  • email Email shokeve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlereso kete artikull
3.00