Blerim Mula: Gjithcka ka perfunduar ne "luften" per titull
Dorrezohet trajneri i Vellaznimit pas humbjes ne fundjave
“Çdo gjë ka përfunduar sa i përket luftës për titull të kampionit. Ne edhe në fillim kemi deklaruar se nuk synojmë titullin e kampionit, por pjesën e epërme të tabelës, pasi vetë politika e klubit është që të nxjerrë sa më shumë futbollistë të rinj nga juniorët dhe ta përgatisë skuadrën për kampionatin e ardhshëm”, ka thënë Mula
Nga Veton Zymberi
Prishtinë, 18 nëntor - Kampionia aktuale, Prishtina, e ka mposhtur rivalin kryesor për titull të kampionit, Vëllaznimin në Gjakovë, me rezultat të njëjtë si në vitin e kaluar (0:2). Tash epërsia e skuadrës nga kryeqyteti është njëmbëdhjetë pikë nga vendi i dytë, në të cilën renditet skuadra e Drenicës, e cila barazoi me kryeqytetasit e 2 Korrikut.
Një ditë pas këtij superderbi trajneri i skuadrës së Vëllaznimit, Blerim Mula, e ka pranuar se lufta për titull të kampionit ka përfunduar. Ai ka thënë se primare për skuadrën e tij është që të nxjerrin më shumë futbollistë nga radhët e juniorëve.
“Çdo gjë ka përfunduar sa i përket luftës për titull të kampionit. Ne edhe në fillim kemi deklaruar se nuk synojmë titullin e kampionit, por pjesën e epërme të tabelës, pasi vetë politika e klubit është që të nxjerrë sa më shumë futbollistë të rinj nga juniorët dhe ta përgatisë skuadrën për kampionatin e ardhshëm”, ka thënë Mula, i cili humbjen e ka arsyetuar me mungesën e kryetarit dhe lëndimin e disa futbollistëve.
“Sëmurja e kryetarit ka qenë goditje për ne. Gjithashtu edhe me lëndime kemi pasur probleme, pasi që nga java e tretë çdoherë i kam pasur nga tre katër futbollistë të lënduar”, ka shtuar Mula.
Fitore në “Demush Mavraj”
Tekniku i skuadrës gjakovare, Blerim Mula, beson se skuadra e tij do ta mbyllë këtë stinor me fitore. Atë nuk e shqetëson aspak forma e skuadrës së Istogut në shtëpi të vet. Madje ai ka kërkuar që të rikthehen nga stadiumi “Demush Mavraj” me pikë të plota.
“Edhe ne po luajmë mirë si vendës dhe po pësojmë humbje, pse të mos pësojë edhe skuadra e Istogut. Ne do të udhëtojmë drejt Istogut për të zhvilluar lojë të hapur, dhe shpresojmë t’i rrëmbejmë tri pikët”, ka thënë ai.



del.icio.us
Digg
Technorati
Publikoni komentin tuaj